Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dy foltore, dy fronte brenda PD”/ Minxhozi: Salianji i ka premisat për të qenë kundërshtar ndaj Berishës

schedule13:38 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 13:38 - 5 Dhjetor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “News Line” në ABC News, deklaroi se aktualisht në Partinë Demokratike po shfaqen “dy foltore”: ajo e kryesuar nga Sali Berisha dhe lëvizja e re e drejtuar nga Ervin Salianji. Sipas tij, aktivizimi i të rinjve të opozitës ka zgjuar dinamika të reja brenda partisë, duke e shtyrë edhe Berishën të rikthehet më fuqishëm në terren.

Ai theksoi se Salianji gëzon një farë mbështetjeje brenda demokratëve, për shkak edhe të historikut të tij politik. Minxhozi kujtoi se Berisha, i cili prej vitesh është shpallur “non grata” në SHBA, mbetet një figurë e fortë brenda PD-së, pavarësisht goditjeve politike dhe moshës.

Sipas tij, sulmet e fundit të Berishës ndaj grupimit të Salianjit tregojnë se ai e njeh faktin se përballet me një fraksion të ri brenda partisë. Minxhozi shtoi se në PD po tentohet krijimi i një atmosfere ndarëse të tipit “ose me ne, ose me ata”, por theksoi se e ardhmja e kësaj përplasjeje do të qartësohet pas disa raundeve të tjera të lëvizjes së Salianjit.

“Natyrisht janë dy foltore. Foltorja më e re e asaj së Salianjit dhe ajo e Berishës. Të rinjtë e opozitës e kanë zgjuar nga gjumi sabushmentin e vjetër, fakti që edhe Berisha po zbret në fushë tregon që PD po përjeton një fermentim politik, që mund të sjellë zhvillime të reja në javët në vazhdim. Unë mendoj se kanë një projekt serioz. Ende nuk ndodhemi në kufijtë e realitetit. Për një pjesë të demokratëve ka bërë burg për partinë, i ka premisat për të qenë një kundërshtar ndaj Berishës. Po sa herë që është folur për kundërshtar politik, ndaj Berishës janë mundur nga hije.

Një oponencë ndaj Berishës, që prej vitesh është ‘non grata’ në Amerikë, ky lider politik i dobësuar nga këto ngjarje dhe nga mosha, megjithatë është një lider politik që nuk është i lehtë për t’u përballur brenda mureve të PD. Të dalësh kundër tij nuk është e lehtë. Megjithatë takimi në Durrës tregon që premisa po ecën shpejt. Berisha po i nxjerr në vitrinë, po iu jep vëmendje duke i goditur. Sulmet e Berishës njohje e fraksionit të Salianjit. Kjo tregon se Berisha duke e marrë sërish këtë foltore, ndjen që e ka të vështirë të sjellë njerëz në bulevard dhe të sjellë shpresë. Unë mendoj që ai sheh këtë lëvizje, si një zjarr të vogël, që mund të jetë një flakë kashte, por që mund të djegë gjithë stivën.

Kam përshtypjen që këtë reflekton reagimi i jashtëm i Berishës. Berisha me afat skandence si politika. Po, mundohen që të krijojnë një situatë që ose të jesh me ne, ose të jesh me ata. Të gjitha alternativat për mua janë të hapura, do shikohet pas disa raundesh të Salianjit se sa seriozisht po e merr partia”, tha Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!