Dy fitues, një kupë? Rezarta Smaja: Ronela Hajati do të bëjë bujë

schedule18:27 - 12 Janar, 2022

schedule 18:27 - 12 Janar, 2022

Rezarta Smaja këtë të mërkurë ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. Ajo ndau me publikun për herë të parë emocionet që përjetoi me çmimin e marrë në Festivalin e Këngës dhe se kush e mban kupën e çmimit të tretë.

“As Eldisi nuk e ka prit një gjë të tillë, sigurisht as unë. Ne kena marrë një kupë dhe unë ia kam dhana me gjithë shpirt dhe më gjithë zemër Eldisit atë natë. Sigurisht që do të bajmë dhe një tjetër… Eldisi ndoshta, nuk e di sa çmime ose kupa mund të ketë fitu, por nëse e para le ta ketë si kambë të mbarë për të fituar të tjera.”

Ajo shtoi më tej se do të kishte dashur që gjithsecili të kishte çmimin e vet. Po kënga fituese si e ka ardhur tek Rezarta? Ajo shprehet kështu për këngën “Sekret”:

“Performanca ishte shumë e mirë. Kanga kishte një orkestracion shumë interesant dhe vijën melodike gjithashtu. Nuk është në shijet e mia se po të ishte ndoshta do ta kisha ba unë një këngë të tillë. Megjithatë mendoj që është një këngë që nëse Ronela do të baj atë që thotë se ka në mend me ba, mendoj që në Eurovision ka me ba bujë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!