Dy fëmijë shqiptarë rrëmbehen nga i ati në Spanjë, partnerja e CR7 e prekur, bën gjestin human

schedule15:38 - 20 Gusht, 2021

schedule 15:38 - 20 Gusht, 2021

Prej disa ditësh, në mediat ndërkombëtare po pasqyrohet historia e dy fëmijëve shqiptarë, që u rrëmbyen nga babai i tyre.

Bëhet fjalë për Kristian Toska 11-vjeç dhe Amantia Toska 10-vjeçe, të cilët janë rrëmbyer nga babai i tyre në 17 janar të këtij viti. Familja jetonte në Gjermani, por burri ka marrë të dy fëmijët dhe është larguar në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban të fshehur.

Ndërkohë nëna e vogëlushëve është kërcënuar nga bashkëshorti, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Ky rast ka prekur shumë edhe modelen Georgina Rodriguez, e cila për publikun njihet si bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Ajo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja Kristianit dhe Amantias./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!