Unai Emery e ka të qartë të ardhmen e tij në stolin e Arsenalit. Ekipi duhet ta mbyllë kampionatin në një prej katër vendeve të para dhe të rikthehet në Champions League.
Nëse ky objektiv nuk arrihet, trajneri spanjoll do të shkarkohet në fund të sezonit. Drejtuesit e Arsenalit ia kanë bërë të qartë objektivin, ndërsa kanë filluar të qarkullojnë dhe emrat që mund të zëvendësojnë trajnerin iberik.
Daily Star raporton se Fredrik Ljungberg është kandidati kryesor. Suedezi i njohur, i cili luajti 9 sezone me “Gunners”, është zëvendës i Unai Emery. Një tjetër opsion mbetet edhe Patrick Vieira, ish-kapiteni legjendar i Arsenalit. /abcnews.al