Si në kohë pandemie dhe pa futboll, mediat po aludojnë rreth merkatos së verës dhe mbi transferimet e mundshme. Një nga emrat më të lakuar është ai i mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba. Francezi ka disa kohë që flitet për një rikthim në Torino, ku Juventus është gati ta mirëpresë dhe një herë mesfushorin.
Sipas raportimit të “TuttoJuve”, bardhezinjtë po bëjnë të pamundurën për t’ia dalë me sukses në misionin e rikthimit të Pogba. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po projektojnë një shkëmbim, ku do të sakrifikohen emra si Douglas Costa dhe Miralem Pjanic.
Në javët e ardhshme pritet dhe oferta zyrtare nga Juventusi, ku do të jenë drejtuesit e “Djajtë të Kuq” ato që do të vendosin. Pogba pritet të largohet nga Manchesteri dhe me shumë mundësi do ta refuzojë rinovimin e kontratës. /abcnews.al