Është mbyllur takimi miqësor mes Apolonisë dhe Bylisit, me fitoren e ekipit fierak 2-1. Edhe pse në periudhë festash dhe pushimet, këto dy skuadra nuk e kanë në plan të pushojnë dhe kanë zbritur sot në fushën e lojës.
Mesfushori Donald Mëllugja shënoi për ekipin ballshiot, por ky gol nuk mjaftoi që të shmangej humbja në këtë takim miqësor. Bylis ka qenë një skuadër surprizë këtë sezon në Superiore.
Ekipi ballshiot u shpall kampion i Kategorisë së Parë sezonin e shkuar, por askush nuk e mendonte se do të bënin një sezon kaq të mirë në Superiore.
Momentalisht, ekipi i drejtuar nga Vejlko Dovedan, renditet në vend të dytë në Superiore, me vetëm një pikë më pak se Kukësi kryesues.
Ndërsa Apolonia renditet në vend të tretë në KAtegorinë e Parë në Grupin B, aty ku po lufton me Pogradecin dhe Lushnjën për kreun e renditjes./abcnews.al
Miqësore (28 dhjetor 2019)
Apolonia – Bylis 2-1
Shënues: Andoni, Ymeraj /Mëllugja (pen.)