Dy duele titanësh, e gjithë Superiorja zbret sot në fushë

schedule08:16 - 8 Nëntor, 2020

schedule 08:16 - 8 Nëntor, 2020

Luhet sot i gjithë raundi i dytë i Kategorisë Superiore. Ora 13:45 do të jetë starti i katër betejave. Bie në sy dueli mes Tiranës dhe Teutës, me ndeshjen, që do të zhvillohet në Pogradec ne stadoimin “Gjorgji Kyçyku”.

Tirana për momentin do duhet t’i luajë ndeshjet jashtë kryeqytetit sepse në “Selman Stermasi” po punohet për sjelljen e fushës në kushte normale. Në të njëjtin orar në Laç vendasit presin Kastriotin, që shkon me kokën lart pas triumfit 2-1 të së mërkurës ndaj Partizanit.

Në Fier, Apolonia përballet me Bylisin dhe fierakët duan pikët e para në këtë kthim në elitën e futbollit tonë. Tjetër duel i madh është ai mes Kukësit dhe Partizanit. Kjo ndeshje do të luhet në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Stadiumet e të dy klubeve janë në punime e sipër dhe ende nuk mund të presin ndeshje. Në të dy impiantet puna për momentin është e ndaluar. Sfida e vetme në 16:45 është ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në stadiumin e Korçës.

Shkodranët vijnë pas triumfit të pastër 2-0 ndaj Apolonisë, ndërsa skuadra e Ahmatajt i mori barazimin Teutës pretendente në shtëpi. E zjarrtë dhe e gjitha për tu shijuar kjo javë e dytë e Kategorisë Superiore.

 

Luhen gjithashtu edhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë të Kategorisë së Parë. Në periferi të kryeqytetit debutuesit e Vorës presin Burrelin dhe Egnatia luan ndaj Lushnjës atë, që mund të quhet ndeshja më e fortë e kësaj jave në të Parën. /abcnews.al