Qytetarët e Tiranës po nxitojnë ditën e sotme të bëjnë të gjitha blerjet e nevojshme, për shkak se në dy ditët e fundjavës do të jenë të mbyllur në shtëpi.
Orari i lëvizjes përfundon sot në orën 17:30 dhe fundjava do të jetë në karantinë të plotë, pasi është e ndaluar dalja.
Gazetari Maksi Rama raporton për Abc News në tregjet e frutave-perimeve ka fluks, po ashtu edhe në markete dhe furrat e bukës. /abcnews.al