A do të ketë sanksione? Dy ditë pas protestës së Berishës, Basha mbledh në seli kryesinë e PD

schedule19:06 - 10 Janar, 2022

schedule 19:06 - 10 Janar, 2022

Dy ditë pas protestës që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan në selinë e Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryesinë e PD.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se mbledhja ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme dhe në fokus ka pikërisht protestën e 8 Janarit.

Pritet që në mbledhjen e sotme dhe në ato që do të pasojnë në ditët në vijim të ketë vendimmarrje nëse do të ketë përjashtime apo sanksione të tjera ndaj mbështetësve të Berishës, të cilët nuk janë thirrur për të qenë pjesë e mbledhjes së sotme.

Në ditët në vijim pritet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar për të arritur në përfundime që do të sjellin vendimmarrje të rëndësishme në PD që lidhen pikërisht me protestën e Berishës. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!