Dy ditë pas protestës së thirrur nga Sali Berisha që degjeneroi në dhunë, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së PD. Mbledhja do të nisë sot në orën 18:00 me vetëm një pikë rendi dite.
Anëtarët e kryesisë janë ftuar për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas protestës së ditës së shtunë.
“Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi“, thuhet në njoftim.
Ditën e sotme nisi pastrimi i godinës së PD-së, pas kaosit që u krijua në 8 janar. Protesta e thirrur nga Berisha me qëllim largimin e pasardhësit të tij nga zyra degjeneroi në dhunë, ndërsa ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit.
I dështuar në tentativën e parë ish-kryeministri ka paralajmëruar të tjera protesta për të larguar Bashën. g.v/abcnews.al