Dy ditë para Kuvendit të Berishës, i dërguari i SHBA vizitë në Tiranë, takim me Ramën e Bashën

schedule17:57 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 17:57 - 5 Dhjetor, 2021

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor  Gabriel Escobar pritet të vizitojë Shqipërinë rreth datës 9 Dhjetor. Nga sa mësohet ai ka në axhendë takime me krerët e partive politike në vend.

Nuk dihet nëse në fokus do të jetë situata politike në vend e veçanërisht ajo në Partinë Demokratike, duke qenë se vizita përkon vetëm dy ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha që do të pasohet më pas nga ai i kreut të PD Lulzim Basha.

Pas shpalljes non grata, SHBA është distancuar nga Sali Berisha. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në vendin tonë ka deklaruar se në rast se ai vjen në krye të PD, Amerika do i shkëpusë marrëdhëniet me këtë parti. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!