Në një bashkëbisedim me të rinjtë artisti Ardian Isufi, njëherësh Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar se e djathta duhet të ndryshojë fokus. Sipas tij, ajo duhet të rikthejë vëmendjen tek qytetari, si mënyra e vetme për të krijuar një alternativë reale.
Artisti u shpreh se kulti i kryetarit nuk duhet të udhëheqë partitë dhe se në çështje si arsimi apo punësimi duhet të rritet përfshirja e të rinjve në vendimmarrje.
“Vendimmarrja nga ana e të rinjve, si në çështje arsimore, sociale është shumë e rëndësishme, pra në gjërat që atyre i interesojnë”- u shpreh ai. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se duhen hartuar projekte afatgjata për të rritur shanset e të rinjve në tregun e punës. d.b/ Abcnews.al