Analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “News Line” komentoi “orët e fundit”, para të dielës më 9 nëntor, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Nura tha ekzistojnë dy strategji, mazhoranca e fokusuar në fushatën elektorale dhe opozita nga ana tjetër krejt e kundërta, shumë e painteresuar.
Sipas tij opozita nuk është marrë shumë me zgjedhjet lokale, madje as vetë Berisha, i cili në daljet e tij të përditshme flet shumë pak për fushatën dhe zgjedhjet e parakohshme në pesë bashkitë e vendit.
“Dy strategji krejt të ndryshme të dy partive në garë, PS e organizuar dhe PD. PS komunikoi në mënyrën e tij me vetë elektoratin, kurse opozita është shumë e paintersuar për rezultatin sepse e ka të ditur që nuk do të fitojë. Pala tjetër, PS ua bëri të qartë të gjithëve se kush janë dhe çfarë risie sjellin. Nuk ka asgjë që nuk pritej. Opozita në zgjedhjet lokale nuk është marrë. Berisha edhe në daljet e tij të përditshme, flet shumë pak për zgjedhjet lokale.
Të gjithë ata qytetarë nga këto qytete duhet të ndjehen të ofenduar, pse po na abandonin. Nuk e kuptoj se çfarë opozita kërkon të arrijë. Opozita nuk zgjedh të flasë me elektoratin, as me kandidatin. Kjo është një mungesë strategjie. PS sa mbaron një palë zgjedhje, fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Sot Rama e bëri të qartë që strategjia e tij është që të bëhen zgjedhjet ne Tiranë. E kam vënë re që shërbimet në Tiranë për të parë që shërbimet nuk janë njësoj. Ka një mungesë eficence të kryeqytetit. Rama është i shqetësuar për këtë gjë. Rama punon sot për nesër, jo sot për dje”, tha analisti Nura./abcnews.al

