Lulëzimi i parcelave të kanabisit sipas gazetarit Artan Hoxha ka ardhur për dy arsye; kriza dhe viti zgjedhor. Gazetari investigativ ironizoi duke thënë se vetëm me parcelën ku ai ishte në Tropojë e kap pragun elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
“Ajo bima mund të prodhojë 2-3 kg. Ajo është ekzemplar, vetëm aty në një parcelë e kap pragun elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Kam marrë aq shumë filmime këtë rrallë sa nuk di ku ti çoj. Kanabizimi nuk është problem policor, por politik. Nëse politika e lë policinë pa mjete dhe me rroga skandaloze…. Të luftojmë kanabizimin duhet vullnet politik.
Ajo që më shtyn të shkoj atje të marrë përsipër atë rrezik është se ai produkt që prodhohet nga paratë e krimit, në një vend që rritet cdo ditë numri i përdoruesve nuk mund ta luftojmë duke kapur atë shpërndarësin e vogël, luftohet atje, tek ajo. Mund të kapësh një mijë shpërndarës të vegjël, ai do i zëvendësojë me një mijë të tjera” tha ai. Po zhdukjet e të rinjve në Malësinë e Madhe? “Ky është vetëm fillimi”.
Në fund, ai kishte një koment edhe për deklaratat e kryeprokurorit Çela, që u shpreh sot se Elbasani po kontrollohet nga bandat. “Prokurori i Përgjithshëm pas një viti që ka marrë detyrën, shkon sot në Elbasan, po ne të dy që jemi këtu sa herë kemi folur për Elbasanin.
Dhe kur prokurori i përgjithshëm thotë krimi kontrollon Elbasanin, o zotëri edhe në fund të botës e kanë marrë vesh këtë. Kur kapet një ngarkesë me 600-700 kg kokainë, nuk mundet prokurori të dalë të bëjë këtë konstatim që e bën media dhe qytetari shqiptar” tha ai. db/Abcnews.al