Diogo Dalot është një nga lojtarët që ndodhen në huazim te Milani. Kartonin e mbrojtësit të djathtë e zotëron Manchester United. Portugezi dëshiron të qëndrojë në Serie A, por kuqezinjtë nuk janë mirë me financat dhe po hezitojnë të investojnë te lojtari luzitan.
“Djalli” po ndjek me interes Alvaro Odriozola. 25-vjeçari i Real Madrid ishte i huazuar te Bayern Munchen sezonin e fundit, Carlo Ancelotti nuk e kanë plane dhe TMW shkruan se “Los Blancos” janë gati ta huazojnë sërish, këtë herë tek ekipi i Piolit.
Po Dalot? Trajneri italian i Real Madrid e pëlqen shumë lojtarin dhe presidenti Perez po përgatit një ofertë për Manchester United. Dalot u grumbullua në momentet e fundit në Euro 2020 me Portugalinë, pasi Joao Cancelo rezultoi pozitiv me COVID. /abcnews.al