Dy aksidente tragjike të ndodhur në Peru u kanë marrë jetën të paktën 19 personave.
Dhjetë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur gjatë ditës së sotme, pasi një fugon u përplas me një kamionçinë, në rajonin qendror Pasco.
Vetëm një natë më parë, një fugon pasagjerësh doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar 9 viktima.
Ndërsa gjashtë të tjerë u transportuan me plagë të rënda në spital.
/abcnews.al/