Dy aksidente në Prrenjas dhe në Librazhd, 16 persona u plagosën

schedule20:57 - 27 Gusht, 2018

schedule 20:57 - 27 Gusht, 2018

Dy aksidente të rënda ndodhën pasditen e kësaj të hëne në Librazhd dhe në Prrenjas. Për fat nuk pati të vdekur, por numri i të plagosurve ishte shumë i lartë. 16 persona u dërguan në spital me plagë të ndryshme.

Në dy aksidente brenda një harku kohor të shkurtër, në Prrenjas dhe në Librazhd, 16 vetë u plagosën. I pari ndodhi në rrugën Librazhd-Prrenjas me shtatë të lënduar. Sipas policisë, një mjet i drejtuar nga një 45 vjeçar nga Tirana u përplas me një tjetër makinë të drejtuar nga një shtetas nga Struga e Maqedonisë.

Të dëmtuarit ishin pasagjerë në dy makinat dhe ata u dërguan menjëherë në spitalin e Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën. Por vetëm dy orë më vonë, një tjetër aksident ndodhi në rrugën Elbasan–Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”. Aty u plagosën nëntë vetë. Sipas policisë, nje mikro autobuz i linjës Korçë–Berat që drejtohej nga një 54 vjeçar u përplasr me mjetin tip “Land Rover”, i cili drejtohej nga një 35 vjeçar banor i Durrësit.

Nëntë të plagosurit u dërguan në spital dhe sipas informacioneve asnjë nuk është në rrezik për jetën. Për të dyja ngjarjet policia informoi se po punon për gjetjen dhe zbardhjen e plote të shkaqeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!