Dy aksidente në Lezhë, plagosen 7 persona

schedule08:45 - 22 Gusht, 2019

schedule 08:45 - 22 Gusht, 2019

Përplasja e tre makinave sot në mëngjes në rrugën Lezhë- Shkodër, pranë fshatit Balldre ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Kurse në një aksident të dytë në rrugën Milot- Lezhë u plagosën tre vetë.

Shtatë persona u plagosën në dy aksidente  mëngjesin e kësaj të enjteje në Lezhë.

Aksidenti i parë u regjistrua në afërsi të fshatit Markatomaj përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Nga  përplasja e dy automjeve mbetën të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer i tyre, të cilët pasi morën ndihmën e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë, një aksident i trefishtë ndodhi në fshatin Balldren në superstradën Lezhë- Shkodër ku u plagosen 4 persona, por jashtë rrezikut për jetën.

Humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, i cili edhe u arrestua nga policia për shkak se rezultoi me konsum alkooli mbi normat e lejuara, u përplas me dy automjete të tjera, por fatmirësisht pati vetëm të lënduar.

Policia po kryen të gjitha hetimet e saj për të dy aksidentet e regjistruara, ndërsa po punon edhe për zbardhjen e plote të tyre.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!