Një 25-vjeçar ka humbur jetën dhe një efektiv policie ka mbetur i plagosur në dy aksidente që kanë ndodhur brenda një ore sot pasdite në Elbasan.
Një i ri ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit pasi u plagos në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, në fshatin Bradashesh.
Viktima është 25-vjeçari Saimir Lleshanaku.
Drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e qytetit dhe do të qëndrojë aty deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Pak minuta më herët një mjet doli nga rruga.
Brenda ndodhej një punonjës policie.
Dritan Meçaj, efektiv i Policisë Rrugore të komisariatit Cërrik ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Gramsh-Cërrik .
Në afërsi të HEC-it të Banjës, makina doli nga rruga dhe pasi u rrokullis disa herë dhe shpërtheu në flakë.
Efektivi ka mundur të dalë nga automjeti dhe kalimtarë të rastësishëm i dhanë ndihmën e parë. Ai u transportua ne spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë moti me lagështirë ose një defekt në automjet./abcnews.al

