Përballja mes Egnatias dhe “Demave të Kuq” të Partizanit rezultoi të ishte e fundit në karreirën e tij, për “yllin” ganez, Raphael Dwamena, i cili pas një ataku kardiak të pësuar në fushën e blertë, ndërroi jetë, duke shokuar si lojtarët në fushë, por të gjithë dashamirësit e këtij sporti “të magjishëm”.
Në përkujtim të 28-vjeçarit, i cili ishte dhe kapiteni i “rrogozhinasve” të Egnatias, këta të fundit kanë vendosur se simbolet dhe mënëra se si “bomberi” i sulmit festonte golat e tij do të jenë të vendosura në fanellat e të gjithë futbollistë.
“Gjithmonë me ne… Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë…”,- thuhet në njofitmin e plotë të klubit “rrogozhinas”.
Ky njoftim erdhi në vetë klubi, me anë të një postimi të publikuar në profilet zyrtare, në rrjetet sociale dhe momentalisht nuk dihet, nëse fanella do të jetë e tillë, vetëm për përballjen e së enjtes ndaj Partizanit, apo do të qëndrojnë kështu deri në fundin e këtij sezoni. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i klubit në rrejtet sociale:
View this post on Instagram