Shqetësimi për ndotjen në Shqipëri është në fokus të një reportazhi të Deutsche Ëelle. Qeveria gjermane, që prej vitit 2016 po ndihmon që qeveria shqiptare të hartojë një strategji për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
Deutche Velle ka publikuar një video-reportazh, ku ngrihet shqetësimi i ndotjes masive nga plehrat në Shqipëri. Video nis me pirgjet me mëdha të plehrave në vend-grumbullimet përkatëse.
Siç duket edhe në pamje, situata është disi kritike pasi metodat e ndjekura në Shqipëri për agjesimin e plehrave dhe menaxhimin e tyre. Sipas DV, keqmenaxhimi i mbetjeve të ngurta mbetet një prej shkaqeve kryesore të ndotjes. Në reportazh është përmendur edhe hedhja pa kriter e mbetjeve të rrezikshme spitalore në shtratet e lumenjve, e cila ka një rrezikshmëri të lartë.
Qeveria gjermane, që prej vitit 2016 po ndihmon që qeveria shqiptare të hartojë një strategji për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, nëpërmejt shoqerisë gjermane “Gizz”. Për DV ka folur një prej përfaqësuesve të kësaj shoqërie, i cili shprehet se dy vitet e fundit qeveria duket se po e sheh më me seriozitet punën e mbetjeve, ku për herë të parë ka vendosur të investojë 200 milionë dollarë në dhënien me konçension të disa kompanive të cilat do të asistojnë në menaxhimin e mbetjeve./abcnews.al