Dvorani i përgjigjet Metës për afatin: Përmbahu, s’mund të godasësh institucione të pavarura

schedule15:57 - 4 Maj, 2020

schedule 15:57 - 4 Maj, 2020

Një ditë nga mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor për kërkesën e presidentit Ilir Meta mbi afatin e mandatit të Ardian Dvoranit ky i fundit i është përgjigjur kreut të shtetit duke hedhur poshtë argumentët e tij.

Dvorani thotë se presidenti duhet të jetë më i përmbajtur ndërsa thekson se nuk ka asnjë kompetencë për këtë kërkesë.

“Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, s’mund të godasë institucione të pavarura, ai nuk ka kompetencë, si dhe as KLGJ.

Emërimet në Gjykatën e LArtë nuk janë si në gjykatën Kushtetuese, nuk bëhen me emra por me pozicione”, mësohet të jetë shprehur Dvorani.

Meta thotë në letrën e tij drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë se Dvoranit i ka mbaruar afati, dhe nuk mund të jetë më as anëtar i Gjykatës së Lartë dhe as kreu i KED./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!