Zyrtari i baskisë Durrës i premton votën për PS-në, Rama: S’kemi ardhur për partinë këtu

schedule16:30 - 18 Nëntor, 2020

schedule 16:30 - 18 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Durrës për të ndjekur procesin e rindërtimit në zonën e ish-Kënetës, ku theksoi se puna do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet, deri kur familja e fundit të jetë kthyer në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që humbi në 26 nëntorin e shkuar. Por gjatë takimeve me banorët nuk munguan batutat nga kreu i qeverisë.

Serjan Mazreku, kryetar i njësisë administrative 6 e falënderoi për procesin dhe i premtoi se do të votonte PS-në në zgjedhjet e ardhshme, kurse Edi Rama tha se rindërtimi nuk ka parti.

Ti e ke mbajtur fjalën, ju falënderoj në emër të banorëve të Durrësit të ri. Barometri për fitoren e PS-së do të fillojë nga Durrësi i ri” i tha zyrtari i bashkisë së Durrësit, Serjan Mazreku.  Ndërkohë që kryeministri iu përgjigj shkurt“Lëre partinë se nuk kemi ardhur për partinë këtu. Partinë mbaje në zemër partinë dhe në gojë kur të jetë dita e partisë. Rindërtimi nuk ka parti, është demokrat, socialist, me llafe, pa llafe”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!