Durrësi një nga qytetet me trafik të ngarkuar

schedule14:59 - 24 Shtator, 2018

schedule 14:59 - 24 Shtator, 2018

Për banorët e qytetit të Durrësit lëvizja me makina është bërë një ankth më vete. Për shkak të numrit të lartë të mjeteve dhe rrugëve të ngushta qarkullimi është në kaos.

Është i zbrazët nga turistët dhe pushuesit e sezonit, por jo nga makinat. Pamjet tregojnë trafikun e rënduar në qytetin e Durrësit. E njëjta situatë është çdo ditë. Më i rëndë trafiku bëhet kur prindërit çojnë apo marrin fëmijët në shkolla. Drejtuesit e automjeteve thonë se rrugët e qytetit nuk e përballojnë fluksin pavarësisht investimeve të fundit në infrastrukturë.

Banori 1: “Ndoshta nuk ka kapacitet për ti përballuar këto makina. Edhe pse është bërë unaza poshtë nuk është zgjidhur porblemi.”

Kur qarkullimi i automjeteve kthehet në kaos, vuajnë edhe këmbësorët.

Banori 2: “Edhe këmbësorët nuk respektojnë edhe makinat nuk respektojnë.”

Banori 3: “Nuk respektohet asgjë këtu në Durrës. Është kthyer në një qytet të pabanueshëm.”

Pavarësisht masave të marra nga Policia Rrugore dhe ajo Bashkiake, trafiku në Durrës është një problem pa zgjidhje në çdo stinë. Kjo edhe për shkak të kthimit të qytetit në një kantier ndërtimi. Totuarët për këmbësorët vazhdojnë të zgjerohen kurse rrugët makinave ngushtohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!