Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Durrësi i është rikthyer normalitetit. Mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit bregdetar janë ndezur dritat për festat e fundvitit.
Gazetari Maksi Rama nga Durrësi raportoi se në qendër të qytetit mbizotëron pamja festive, ku qytetarët nuk hezitojnë të shkrepin foto pranë dritave zbukuruese.
Kujtojmë se Durrësi ishte më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shënuar ngjarjen më të rëndë të dekadave të fundit, me humbje jete, të plagosur dhe mijëra të pastreh./abcnews.al

