Një pikë e “Kredo.al”, institucion i dhënies së kredive të vogla është grabitur sot në mes të ditës në Durrës.
Autori, me një pistoletë lodër, siç njofton policia, ka hyrë brenda dhe ka marrë 100 000 lekë të reja nga banaku.
Më shumë se sa shuma e grabitur, kjo ngjarje e rëndë duket të jetë një mesazh i fortë për të gjithë, sidomos për Policinë e Shtetit.
Grabitja u bë në mes të ditës në një zonë të populluar të Durrësit dhe aq më tepër, kur policia ishte duke realizuar një operacion të gjerë që prej mbrëmjes së djeshme kundër “të fortëve”, shkruan abcnews.al.
Njëkohësisht me këtë, në të gjithë vendin është duke u zhvilluar Operacioni Forca e Ligjit, i cili ka angazhuar forcat elitë të policisë.
Megjithatë, as OFL dhe as deklaratat e bujshme publike nuk e kan zbmbrapsur autorin e grabitjes, i cili ka hyrë qetë në objektivin e tij duke marrë çfarë i duhej dhe tashmë është zhdukur. /abcnews.al