Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në spitalin e Durrësit këtë të enjte.
Sipas informacionit paraprak të policisë, 3-vjeçari me iniciale D.Z. ishte dërguar nga një kopësht privat për në spital.
3-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes së fëmijës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.