Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, vdes anglezi/ Policia arreston personin që i dha turistit motorin e ujit

schedule11:40 - 2 Qershor, 2025

schedule 11:40 - 2 Qershor, 2025

Arrestohet personi që u dha motorin e ujit turisteve anglez, ku për pasojë një prej tyre humbi jetën.

Policia e Durrësit ka thelluar hetimet në lidhje me aksidentin qe ndodhi paraditen e djeshme në det ku humbi jetën një 34 vjeçar.

Arrestimi i tij është bërë për shkak të mungesës së plotë të dokumentacionit të ushtrimit të aktivitetit dhe mos pajisja me veshjen e sigurisë. Çifti anglez kishte ardhur për pushime në Shqipëri me një grup kolegësh.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, pasi kanë marrë motorin e ujit në thellësi, por jo në distancë të madhe nga bregu i detit, kanë kryer manovra shpejtesie dhe për pasojë kanë rënë në det. Skena është dalluar prej bregut dhe kanë qenë pushuesit që kanë telefonuar policinë.

Dyshimet për vdekje nga hipotermia kanë rënë pasi shtetasit ne fjale kane qendruar pak minuta ne uje.

Ende nuk është kryer ekspertiza, por dyshimet janë se shtetasi 34 vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur. Nuk përjashtohet as mundësia e pësimit të arrestit kardiak nga lodhja gjate tentativës për të shpëtuar nga mbytja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!