Gara për rektor, shpallen fituesit për Universitetin e Durrësit dhe Shkodrës dhe Vlorës

schedule19:01 - 21 Qershor, 2024

schedule 19:01 - 21 Qershor, 2024

Shkëlqim Fortuzi zgjidhet rektor i Universitetit Aleksandër Moisiu, në Durrës. Me herët, Fortuzi mbante postin e dekanit te fakultetit te biznesit.

Akademiku ishte në garë me dekanin Andon Kume në Fakultetin e Shkencat Politike Juridike, Osman Metalle, dekan i Fakultetit te Studimeve Profesionale, si dhe me Lindita Mukli dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe informacionit.

Fituesi në Shkodër

Tonin Gjuraj zgjidhet rektor i Universitetit ” Luigj Gurakuqi” i Shkodrës. Ai fitoi ngushtë përballë rektores aktuale Rajmonda Kçira dhe pedagoges se historisë Nertila Ljarja.

Tonin Gjuraj e nisi karrierën e tij akademike si pedagog ne Universitetin e Shkodrës, ndërsa për disa kohë ka qenë edhe Ambasador i Shqipërisë në Izrael. Se fundmi ai ka qenë edhe Rektor në UET.

Ndërsa, Aurela Saliaj është zgjedhur rektore e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Saliaj ishte në garë me Evelina Bazini pedagoge në fakultetin e ekonomisë dhe Kreshnik Bello.

Aurela Saliaj ka mbajt postin si dekane e fakultetit të shëndetit ndërsa ka fituar me rezultat të ngushtë përballë dy kandidatëve të tjerë.

/abcnews.al/