Durrës/ Shisnin doza kanabisi, vihet në pranga 20-vjeçarit, në hetim një 30-vjeçar

schedule10:39 - 10 Mars, 2023

schedule 10:39 - 10 Mars, 2023

Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarku, për të parandalua goditjen e fenomeneve kriminale.

Së fundmi janë goditu 2 raste të shitjes në doza të lëndës narkotike, kanabis, ku si rezultat është vënë në pranga 20 vjeçar dhe në hetim një shtetas 30 vjeçar.

“Blutë” kanë sekuestruar lëndë narkotike, të ndara në doza, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Intensifikim kontrollesh në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale.

Goditen 2 raste të shitjes në doza të lëndës narkotike kanabis, vihet në pranga një 20-vjeçar dhe në hetim një shtetas 30-vjeç.

Sekuestrohen sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis. Për këto raste u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Nga kontrollet e ushtruara, në banesën e 20-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasi M. M. u kap teksa mbante me vete disa doza të po kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!