Durrës/ Sasi rekord droge nga Kolumbia, operacion sekret gjatë natës

schedule15:31 - 28 Shkurt, 2018

schedule 15:31 - 28 Shkurt, 2018

Menjëherë pas kapjes së sasisë rekord të drogës në portin e Durrësit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i shoqëruar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhanë detaje për operacionin i koduar “Last snow”, ose bora e fundit.

613 kg kokainë u nisën me një kontenier nga Kolumbia, për t’u trasportuar më pas me anije nga një port detar i Italisë së jugut, më pas kaloi tranzit në Maltë, për të mbërritur më datë 19 Shkurt në portin e Durrësit.

Ardi Veliu: “Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.
Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.
Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët”.

Veliu tha se kontenieri u mbajt në vëzhgim deri kur ngarkesa u mor në dorëzim nga “ArbiGarden”, kompani e cila kishte porositur banane. Sapo ngarkesa është dorëzuar pranë kompanisë, Policia ka ndërhyrë menjëherë.

Ardi Veliu: “Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.
Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.”

Besim Hajdarmataj: “Organet ligjzbatuese kanë qenë në alert gjatë gjithë kohës për të kontrolluar të gjithë llojet e ngarkesave që vinin nga vendet që janë me risk të lartë të importimit të lëndëve narkotike. Ne vlerësojmë që aktualisht nuk mund të japim detaje të tjera sepse çështja është në një hetim intensiv”.

Droga ishte fshehur në 528 pako të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Dyshohet se kokaina pas mbërritjes në vendin tonë do të shpërndahej në tregjet e mëdha të Europës qendrore dhe veriore. Grupi hetimor po punon nëse në vendin tonë kokaina e pastër do të përpunohej apo të kalonte tranzit për në destinacionin final, i cili mbahet ende sekret.

Personat e arrestuar, shoferi i kamionit, Armando Pezaku, kishte publikuar në rrjetin social “Facebook” se “i çoj miell partizanëve”. Ndërkohë i prangosuri tjetër është Donaldo Lushaj, i cili është edhe punonjës i firmës “Arbri Garden”. Administratori i shpallur në kërkin Arbër Cekaj është një emër i njohur për Policinë pasi edhe në të kaluar ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai vetëm disa kohë kishte qenë në një nga vendet e Amerikës Latine, ku dyshohet se mund të ketë porositur edhe kokainën, që u kap portin e Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!