E shtuna i ka gjetur në punë punonjës të bashkisë së Durrësit dhe institucionet në varësi të saj. Një ditë pasi mori detyrën Valbona Sako, kryebashkiakja e re doli në terren nga ku zhvilloi një aksion të gjerë për pastrimin e qytetit dhe zonave bregdetare. Qëllimi mbetet ofrimi i një mjedisi të pastër dhe mikpritës për të gjithë turistët të cilët Durrësin e zgjedhin për të kaluar pushimet verore. Kryebashkiakja tha se pastërtia mbetet prioritet i institucionit që ajo drejton, ndaj dhe ditën e nisi kështu./ABC News Albania 24/7
Durrës, punonjësit e bashkisë në terren për një bregdet më të pastër
schedule13:30 - 3 Gusht, 2019
schedule 13:30 - 3 Gusht, 2019