Në bregdetin e Durrësit vështirë që vizitorët të gjejnë një hapësirë per veten e tyre pa paguar privatin. ABC Neës bëri një vëzhgim në të gjithë pjesën e rërës nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat.
Këto hapësira duhet të ishin për pushuesit që nuk duan të vendosen në lokale apo hotele. Por kjo është e pamundur në Durrës. I gjithë brezi rërës nga Ura e Dajlanit deri në Plepa është vënë në shërbim të privatit. Vizitorët nga Kosova janë të parët që reagojnë.
Pushuesit kërkojnë një raport më të barabartë Privat-Publik në ndarjen e brezit të rërës. Ata thonë se e kanë të pamundur të gjejnë një hapësirë boshe për të vendosur çadrën e tyre.
Pavarësisht zaptimit të parakohshëm të plazhit në bashkinë e qytetit mësojme se ende janë të palicensuara. Bashkia nuk ka vendosur mbi ndarjen e plazheve, privat-publik.
Por, pavarësisht kërkesës së pushuesve për më shumë hapësira publike, privati do të ketë perparësi edhe per ketë sezon të ri turistik./abcnews.al