Durrës, Policia Bashkiake nis largimin e shitësve ambulatorë

schedule14:27 - 7 Maj, 2018

schedule 14:27 - 7 Maj, 2018

Policia bashkiake në Durrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Lodrat e fëmijëve, shitës ambulantë si dhe objekte të tjera të vendosura nga privati përgjatë shëtitores “Taulantia” po hiqen.

Policia bashkiake e mbështetur edhe nga efektive të rendit si dhe një sërë institucionesh të tjera po punojnë me pastrimin e të gjithë zonës. Pas shëtitores “Taulantia”, zonat turistike si Plazhi i Durrësit, Gjiri i Lalëzit, etj do të jenë objekt i këtij aksioni disa ditor.

Policia bashkiake paralajmëron subjektet tregtare se do të gjobiten dhe do të shkojnë deri në ndjekje penale nëse ribllokojnë hapësirat publike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!