Durrës/ Plagosja në hotel aksidentale, plumbi rikoshetë kapi të renë në krah, i dashuri i saj i dehur

schedule10:41 - 3 Janar, 2022

schedule 10:41 - 3 Janar, 2022

Plagosja e 23 vjeçares E.Koroveshi në një hotel në autostratën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm ka qenë aksidentale.

Abc mëson se të dy të rinjtë janë të dashur me njëri-tjetrin dhe kanë shkuar sot në mëngjes në hotel. Në dhomë, të dashurit të saj, 32 vjeçarit Fatbardh Doda, i është shkrepur arma aksidentalisht dhe me tre rikoshetë, një plumb e ka kapur vajzën në krah.

Burimet bëjnë me dije se 32 vjeçari ishte në gjendje të dehur. E reja është plagosur në krah dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

32-vjeçari menjëherë pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë stafi i hotelit që ka njoftuar policinë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes. be.k/abcnews.al