Pesë familje në Durrës janë evakuar për shkak të përmbytjeve, ndërsa në 50 banesa e biznese uji ka depërtuar deri në katet e para. Gjendja më problematike në Durrës paraqitet në zonën e ish-kenetes, por edhe në plazh. Ketu disa lagje dhe blloqe pallatesh janë rrethuar nga uji. Në qytet nuk janë shfaqur probleme. Në port puna vijon të mbetet e pezulluar, por në det është lejuar vetëm lundrimi i trageteve. Ndërkaq si pasojë e motit të keq, stacioni i pompave në Fushë-Krujë është jashtë pune, për shkak të përmbytjes. Për këtë arsye do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshem në zonat Shijak, Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj./abcnews.al
https://youtu.be/–am68CSu5g