Durrës, pallati i dëmtuar nga tërmeti u shpall i pabanueshëm, banorët: Askush nuk jep përgjigje

schedule14:41 - 10 Gusht, 2020

schedule 14:41 - 10 Gusht, 2020

Kanë kaluar 8 muaj, e banorët e një pallati 7 katësh në Durrës nuk kanë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.

Aktekspertiza e bërë nga Instituti Ndërtimit e ka klasifikuar të pabanueshëm.

Por banorët thonë se prej 26 nëntorit, askush nuk ka ardhur tu thotë se kur do të nisë puna për shembjen dhe rindërtimin.

“Duam që të bëhet një ekspertizë e thellë e tokës. Në hyrje të shkallës është ceduar. Duam që të ndërtohet shtëpi”, u shpreh një qytetare.

“Të na japin një vendim se çfarë do të bëhet me pallatin e tonë, nuk ka ardhur asnjë njeri”, u shpreh një tjetër qytetar.

Po ashtu ata kanë ankesa edhe për bonusin e qirasë.

“Bonusin e qirasë e marrim me periudha jo korrekte. Unë e marr ose një herë në muaj ose njëherë në 3 muaj”, u shpreh ai.

Në lagjen nr 5 në Durrës janë disa pallate të klasifikuar si të pabanueshëm dhe që pritet të shemben, ndërsa të tjerë nuk kanë ende asnjë informacion se çfarë do të bëhet me banesat e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!