Durrës, mbetet në burg stomatologia Olesia Duka

schedule12:04 - 28 Shkurt, 2018

schedule 12:04 - 28 Shkurt, 2018

Gjykata e Durrësit konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë në mungesë, për dentisten Olesia Duka, e akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha. ABC News ka siguruar detaje nga një prej kallëzimeve të depozituara kundër Dukës, ku tre shtetas pretendojnë se u ka marrë përmes mashtrimit, 1.2 milionë euro.

Gjykata e Durrësit la në burg dentisten e njohur, Olesia Duka, e akuzuar për mashtrim të disa personave. Edhe pse mbrojtja kërkoi një mase më të lehtë dhe vetë Duka kërkoi të hetohej e lirë, Gjykata rikonfirmoi masën e sigurise arrest me burg dhënë në mungesë për të.
Një ditë më parë, e njëjta Gjykatë vendosi masen e sekuestros preventive për 4 apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të Olesia Dukës.

Sipas organit të akuzës, 38-vjeçarja nuk ka justifikuar deri tani që pasuritë e saj të jenë krijuar me burime të ligjshme. Dentistja akuzohet se ka mashtruar disa persona në Tiranë e Durrës.
Deri më tani janë të paktën 12 persona, të cilët kanë depozituar kallëzime në emër të saj për mashtrime në shuma të mëdha, ndërkohë që në ditët në vijim, ky numër mund të rritet.

ABC News ka siguruar të dhëna të njërit prej kallëzimeve, të depozituara në Prokurorinë e Durrësit në 26 Shkurt. Në këtë kallëzim, tre persona pretendojnë se Olesia Duka iu ka përvetësuar përmes mashtrimit një shumë prej 1.2 milionë euro në total. Shuma e parave u ishte marrë në premtimin e investimit në tetë klinika dhe blerjen e materialeve dentare si zirkon, imex dhe porcelan. Sipas kallëzimit, Duka ka nënshkruar një dokumente shkresore, ku njihte detyrimet dhe përcaktonte datat se kur do t’u kthente këstet. Sipas të dhënave, në harqe kohore prej 3 deri në 5 ditë, dentistja merrte përsipër të kthente këste që shkonin deri në 178 mijë euro.

Në kallëzimin në fjalë thuhet se në manovrat mashtruese, Duka ka përdorur edhe emrin e një shtetasi turk, në kompaninë e të cilit pretendonte të kishte investuar shuma të mëdha parash. Kallëzimi i parë ndaj Olesia Duka, mbante firmën e një biznesmeni që pretendoi se dentistja i kishte marrë 900 mijë euro./abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!