Durrës/ Kthyen banesën në “fole” prostitucioni, procedohen dy kineze dhe gjashtë shqiptarë

schedule11:09 - 5 Prill, 2025

schedule 11:09 - 5 Prill, 2025

Durrës- Finalizohet operacioni i koduar “Storm 3”. Gjatë këtij aksioni është zbuluar një ambient i marrë me qira dhe që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Janë proceduar penalisht dy shtetase kineze, të cilat ka rezultuan se e kishin marrë banesën me qira. Gjithashtu janë proceduar edhe gjashtë shetas shqiptarë që janë gjetur në këtë banesë.

Kjo veprimtari kriminale është zbuluar pas një hetimi dy javor.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

“Po nga  hetimet ka rezultuar gjithashtu se  një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!