Durrës, kapet një tjetër “i fortë” i Shijakut

schedule13:36 - 15 Tetor, 2017

schedule 13:36 - 15 Tetor, 2017

Një tjetër personazh “i fortë” në Shijak është arrestuar nga Policiëa e Durrësit për hesap të Italisë. Pas arrestimit të shtunën ku në pranga ka rënë Durim Keçi, i cili ishte i dënuar në Itali me 9 vite burg, një tjetër i “fortë” i Shijakut ka rënë në pranga. Sipas Policisë së Durrësit, në pranga ka rënë Riza Sheshi, 50 vjeç, i cili rezulton të jetë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se Gjykata e Genovës ka lëshuar urdhër arresti për 50-vjeçarin me akuzën e “Pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.