Durrës, gjykata vendosi për Riza Sheshin. Ekstradim drejt Italisë

schedule17:40 - 17 Tetor, 2017

schedule 17:40 - 17 Tetor, 2017

 

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit për Riza Sheshin, i arrestuar pak ditë më parë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.  50-vjeçari nga Shijaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u njoh me masën e sigurimit personal. Për të, Gjykata e Genovës në Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale të “Pjesmarrjes në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”. Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha arrest me burg edhe për Durim Kecin me qëllim ekstradimi. Pasi e njëjta gjykatë në Itali kishte lëshuar urdhër arresti për disa vepra penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!