Gjykata e Durrësit vendosi ekstradimin drejt Rusisë të 34-vjeçarit Rasul Miklaev. Ai akuzohet për terrorizëm pasi shteti rus e ka shpallur pjesëtar të organizatës terroriste ISIS. Arrestimi i tij u krye në vendin tonë në muajin korrik.
Ashtu sikurse edhe në seancën e kaluar, Miklaev i kërkoi trupës gjykuese të mos ekstradohet nga Shqipëria në Rusi, pasi atje do ta vrasin. Pavarësisht kësaj, gjykata vendosi ekstradimin me qëllim dorëzimin e tij para autoriteteve ruse.
Rasul Miklaev kishte hyrë nga Greqia në Shqipëri. Sipas informacioneve ai ka qendruar në kamp refugjatësh në Greqi dhe nga Shqipëria do të udhëtonte drejt vendeve të BE. Ka të dhëna që Miklaev ishte luftëtar i organizatës terroriste ISIS në Siri dhe Irak që në vitin 2013. /ABC News Albania 24/7