Durrës, dyndje emigrantësh në ikje, shtatë tragete në ditë

schedule15:00 - 3 Shtator, 2019

schedule 15:00 - 3 Shtator, 2019

Janë ditët kur emigrantët udhëtojnë drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Dhe në Portin e Durrësit po punohet me shumë sportele për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Këtu po punohet me kapacitet të plotë. Ka dyndje të udhëtarëve dhe autoritetet portuale në Durrës janë në gatishmëri.

Kompanitë e lundrimit po operojnë me shtatë tragete në ditë. Kurse policia e kufirit ka trefishuar numrin e sporteleve të kontrolllit me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Emigrantët edhe shtetas të huaj nuk kanë shfaqur shqetësime, dhe pse nisja e trageteve është regjistruar me disa ore vonesa për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve..

Sipas të dhënave operative të dala nga porti, gjatë muajit gusht në portin e Durrësit  mbërriten 120 mijë udhëtarë me mbi 29 mijë autovetura. U nisen drejt Barit, Ankonës dhe Triestes 160 mijë udhëtarë të tjerë me 37 mijë autovetura.

Stastistikat flasin për një rritje me 10 përqind më shumë të numrit te personave që preferuan udhëtimin me traget në raport me një vit më parë.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!