Durrës, dhunohet avokati i njohur

schedule12:26 - 19 Korrik, 2018

schedule 12:26 - 19 Korrik, 2018

Një avokat me emër për qytetin e Durrësit u dhunua para prokurorisë së këtij qyteti. Ai nuk i ka njohur autorët, por ka ngritur dyshime për një konflikt për çështje të profesionit.

Avokati i njohur në Durrës, Ilia Ilia u rrah nga dy persona të paidentifikuar akoma nga policia. Ngjarja ndodhi para prokurorisë, sapo ai doli nga një seancë gjyqi.

Vetë ai u tha gazetarëve, se e gjitha ndodhi një ditë, pasi pati një debat në sallë me prokurorin e çështjes. Kur doli jashtë u sulmua nga dy persona.

Ai nuk i ka njohur autorët, ndërsa ata e goditën, pasi e pyetën nëse ai ishte Ilia Ilia.

“Kam dalë nga një seancë gjyqësore dhe po merrja me ik nga prokuroria, kur më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë kartshillik prokurorit Ardian Ndojës, kur më goditën pastaj”, tregoi për mediat avokati Ilia.

Pasi mori mjekimin në spital, avokati u paraqit në polici për denoncimin.

Ilia Ilia ka pasur çështje të rëndësishme. Ai ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!