Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, banesa dhe pallate të dëmtuara nga tërmeti

schedule18:21 - 21 Shtator, 2019

schedule 18:21 - 21 Shtator, 2019

Tre pallate në Durrës dhe disa banesa janë dëmtuar nga tërmeti që ra pasditen e sotme. Mësohet se banesat kanë pësuar plasaritje të shumta muresh, ndërsa njëri prej pallateve është çarë në mes.

Burime nga Prefektura e Durrësit bëjnë ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjithashtu dy tërmetet e fuqishme që përfshinë qytetin bregdetar brenda një harku të shkurtër kohor ngjallën panik tek banorët.

Të gjithë lanë banesat vendet e punës dhe dolën në rrugë. Nga lëkundjet e forta të tërmetit është shembur edhe një pjesë shkëmbit të Kavajës. Shtabi i emergjencave ndodhet në terren për verifikimin e situatës dhe për të kryer bilancin e dëmeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!