Durrës, arrestohet inspektori i Policisë

schedule18:56 - 20 Shkurt, 2018

schedule 18:56 - 20 Shkurt, 2018

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar një punonjës policie në Durrës për shpërdorim të detyrës.

Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyrë inspektor policie ka përfituar shuma parash pasi lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte.

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe një hetimi disa mujor me mjete speciale./abcnews.al