Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 47 vjeçarin Adriatik Kokiçi, pasi një ditë më parë plagosi me thikë një 24 vjeçar.
Sipas Policisë ngjarja ndodhi në lagjen Nr.14 Durrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. 24 vjeçari R. A. i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal./abcnews.al