Një anije siriane, e cila është larguar nga porti i Durrësit pa lejen e autoriteteve ka ngritur dyshime për ngarkesën e saj. Autoritetet kufitare shqiptare kanë njoftuar homologët italianë dhe ata kroatë për ta ndaluar anijen.
Një anije tregtare siriane e ngarkuar me 500 tonë kripë u largua nga porti i Durrësit rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunes pa marrë leje nga autoritetet portuale.
Ajo kishte sjellë nga Egjipti 6 mijë tonë kripë për llogari të një biznesi në Durrës. Por pasi u shkarkua sasia prej 5500 ton kripë pati mosmarrëveshje midis subjektit pritës dhe transportuesit.
Biznesmeni shqiptar pretendoi se sasia prej 500 ton kripë ishte lagur dhe nuk u bë shkarkimi i mallit.
Anija “SEASCANER” kishte 3 ditë që ishte ankoruar në radën e portit pasi nuk kishin përfunduar proceduarat për të depozituar ngarkesën në hambar.
Por pas konfliktit midis palëve, anija doli nga kalata ku shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit
Ky largim pa njoftuar ka ngritur ndryshime se çfarë ka pasur tjetër në bordin e saj përveç ngarkesës së deklaruar.
Sipas informacioneve më të fundit, anija është identifikuar në ujërat kroate dhe autoritetet kufitare shqiptare i kanë kërkuar homologëve kroatë dhe atyre italianë të ndalojnë këtë mjet./abcnews.al