Eksperti i ekonomisë dhe financave Enton Duro, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për nivelin e lartë të inflacionit në vendin tonë.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se çfarë duhet bërë tjetër për uljen e inflacionit, Duro theksoi se Banka e Shqipërisë mund të ndryshojë sërish normën e interesit, ndërsa shtoi se rritja e inflacionit ka një impakt të drejtpërdrejtë në ekonomi.
Ndërsa sa i përket mundësive për ndërhyrje në çmimet e shportës, Duro tha se dhe kjo mund të jetë një alternativë, por duhet parë me shumë kujdes, pasi nëse hiqet tvsh për çmimet e ushqimeve me shumë mund të përfitonin sipërmarrësit se sa qytetarët.
Pjesë nga biseda:
Duro: INSTAT e ka vlerësuar inflacionin për muajin shtator në masën 8.1%, çfarë duhet të bëjmë më tepër për uljen e inflacionit?
Xhokaxhi: BSH është e detyruar të ndërhyjë në vazhdimësi, rritën normën bazë të interesanti. Mesazhi që la FMN është të shkojë deri në 4% ka impakt të drejtpërdrejtë në kredi, në normën e interesit. Rritja e normës së interesit deformon tregjet. Inflacioni është një diskutim kompleks, kontrolli ndaj tij është i domosdoshëm.
Duro: A mund të ketë ndërhyrje të tjera për uljen e inflacionit?
Xhokaxhi: Vendosja e çmimeve tamam mund të ndikojë deri në një farë mase. Kemi Bordet e Transparencës, por çmimet e kontrolluara mund të frenojnë shumë pak abuzimin. Mund të ketë diskutime për heqjen e normave tatimore. Disa nisma mund të ndërmerren,. Për tu futur tek shporta e ushqimeve unë besoj se konteksti është më i gjerë sepse aty mund të kemi përballje tjetër me mungesën e konkurrencës në tregje, dhe aty mund të përfitojnë më shumë sipërmarrësit se sa qytetarët.
/Abcnews.al/