Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, foli menjëherë pas fitores 4-0 kundër Teutës për Supersport, aty ku analizoi ndeshjen, foli për pikët e marra, kreun e renditjes dhe grupin e lojtarëve.
FITORJA – “Sigurisht fitorja dhe loja tregoi që Kukësi është në rrugën e duhur këtë moment. Në pjesën e parë, na u krijuan disa probleme, por morëm kontrollin me kalimin e minutave. Në pjesën e dytë, shënuam golin e dytë dhe aty sfida mbaroi”.
TITULLI – “Sigurisht që është ende herët, jemi në vend të parë pas gabimeve të tjerëve. Edhe të tjerët janë këtu ku janë, nga gabimet tona. Skuadrën se kam pasur të plotë në tre ndeshjet e fundit. Ekipi ka kondicion të mirë fizik”.
ABAZAJ&GAVAZAJ – “Ne e dimë që janë dy lojtarë që kanë ardhur me vonesë. Abazaj erdhi në javën e katër, ndërsa Gavazaj erdhi shpejt, por kishte mangësi. Gradualisht kanë hyrë në stërvitje dhe janë njohur me shumë me skuadrën”.
GRUPI – “Unë kam marrë Xhikën dhe Obanorin, pasi skuadrën e gjeta. Kukësi ka sjellë lojtarë të rëndësishme në sulm, si Rexhinaldo, sulmues cilësorë dhe nuk ishte e lehtë të zëvendësoheshin. Tani mund të them se janë protagonistë”.
ROTACION – “Sigurisht që i thashë lojtarëve të kenë kujdes, pasi do i kapim në kundërsulm. Normalisht Musolli u dëmtua. U dhashë hapësira të tjerëve dhe çlodha disa të tjerë”, përfundoi Duro./abcnews.al